Një tjetër këngëtare në Greqi, deklaron se është me origjinë shqiptare

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Bela Meri, 23-vjeçarja e cila jeton në shtetin grek ka marrë pjesë dhe që ka marrë pjesë në programin “X Factor”, tregoi publikisht se është shqiptare nga qyteti i Korçës. Ajo e ka treguar të vërtetën lidhur me origjinën e saj në një studio televizive, ku ka folur edhe për karrierën si këngëtare.

“Jam nga Shqipëria, konkretisht nga Korça. Shkoj shpesh atje për festa. Në Greqi erdha kur isha 3 vjeçe”, u shpreh ajo.

Edhe pse në fillimet e karrierës së saj, 23-vjeçarja ka kënduar në shtetin helen disa këngë të njohura greke.

Disa muaj më parë, Eleni Foureira deklaroi publikisht se është shqiptare./m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.