Murinjo pranon shkeljet, një vit burg për mashtrim me taksat

TIRANË, 4 shtator/ATSH – A.Fortuzi/- Zhoze Murinjo rrezikon të bëjë 1 vit burg, pasi u kap duke mashtruar sistemin fiskal me shumën prej 3.3 milionë euro. Portugezi, që drejton stolin e “Mançester Junajtid” ka pranuar ta bëjë këtë gjë për të mbyllur çështjen gjyqësore të hapur nga Thesari, njofton gazeta “El Mundo”.

Prokuroria dhe Thesari i Shtetit do të konfirmojnë në ditët e ardhshme, në Gjykatën e Udhëzimit nr 4 të “Pozuelo de Alarcón”, se kanë nënshkruar tashmë një marrëveshje me “Special One”, në përputhje me të cilën ai pranon fajësinë. Kështu pra, Mourinjo do të pranojë me shkrim se ka fshehur nga Thesari të ardhurat e tij për të drejtat e imazhit, që korrespondon me periudhën mes viteve 2011 dhe 2012. Murinjos do t’i duhet të bëjë një vit burg, ose ta konvertojë këtë dënim me një gjobë që kap shifrën e 669,323 eurove, që duhen derdhur në Thesarin spanjoll.

Me këtë pagesë, ai do ta mbyllë plotësisht rastin, pas mbajtjes së seancës, në të cilën do të shpjegohet marrëveshja e përshkruar. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.