Mirëmbajtja e objekteve arsimore, në territorin e bashkisë Kukës

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Rikonstruksioni dhe mirëmbajtja e objekteve arsimore është drejt përfundimit në të gjithë objektet në territorin e bashkisë së Kukësit, në prag të fillimit të vitit të ri arsimor.

Drejtoria e Shërbimeve Publike përmes një aksioni të gjerë ka nisur punën për pastrimin e hapësirave pranë shkollave, mirëmbajtjen e sistemimin e kurorës së gjelbër si dhe një sërë punimesh të tjera në funksion të një ambienti sa më të pastër e të shëndetshëm për nxënësit. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.