Medikamente dhe pajisje fizioterapie për qendrën “Lira”

TIRANE, 4 shtator /ATSH/ -Në kaudër të iniciativës WE ALL CAN HELP (Të gjithë ne mund të ndihmojmë), në Qendrën “Lira” në Berat, një javë pas vizitës së saj në këtë qendër amerikania me origjinë shqiptare Maie Zagloul, studente e mjekësisë në Northwestern University, rikthehet sërish në këtë qendër për të përmbushur premtimin e saj, duke dhuruar medikamente të ndryshme dhe disa pajisje fizioterapie në ndihmë të rehabilitimit dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimeve që ofrohen në këtë qendër.

Drejtuesit e këtij institucioni, nën shembullin e studentes së mjekësisë, u bëjnë thirrje donatorëve të ndryshëm që të ofrohen pranë Qendrës “Lira” për të ndihmuar të rinjtë me aftësi ndryshe. Ndërkaq nga nesër shërbimi i fizioterapisë pranë Qendrës “Lira” do të funksionojë si shërbim komunitar për cilindo qytetar që ka nevojë për një shërbim të tillë. /e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.