Majko: Samiti i dytë i Diasporës, në fazën intensive

TIRANË,4 shtator /ATSH- I. Vata/ – “Puna për organizimin e Samitit të dytë të Diasporës ka hyrë në fazën intensive”, shprehet ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, pas takimit me grupin e punës.

Ministri i Shtetit për Diasporën  Majko shton se “Pas një takimi të zhvilluar një ditë më parë, grupi i punës që po merret me organizimin e aktivitetit të rëndësishëm, u mblodh sërish të martën në zyrën e Ministrit të Shtetit për Diasporën”.

“Samiti, ku pritet të marrin pjesë mbi 700 pjesëtarë të diasporës, do të zhvillohet në datat 26-28 nëntor”, shprehet ministri i Shetit Majko. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.