GREQI – Kotzias në vizitë zyrtare në Turqi

ATHINË, 4 shtator /ATSH-ANA/ – Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, do të zhvillojë sot një vizitë në Izmir në kuadër të inaugurimit të ndërtesës së rinovuar të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës Greke.

Gjithashtu në ceremoninë e inaugurimit, do të marrë pjesë edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu.

Me këtë rast, dy ministrat e Punëve të Jashtme do të mblidhen së bashku dhe do të diskutojnë çështjet që lidhen me marrëdhëniet dypalëshe./ /a.i/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.