FUTBOLL- “Reali” në alarm për Vinicius

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ – “Real Madrid” është mjaft i kënaqur me paraqitjen e Vinicius. Në ndeshjet e deritanishme braziliani është paraqitur mjaftë mirë, por drejtuesit madrilen janë të shqetësuar për ndërhyrjet që ai pësoi në këto 2 ndeshje, ku edhe u kafshua. Futbollisti Tachi, autori i disa ndërhyrjeve të rënda, kërkoi ndjesë ditën e djeshme. “Nuk jam krenar për atë çfarë ndodhi. Erdhi si rezultat i një emocioni të lartë”, u shpreh ai. Kjo mund të ndryshojë rrugëtimin për lojtarin e “Realit”, Vinicius dhe disa burime thonë se opsioni më i mirë është që të luaj ndeshjet në shtëpi. Kjo do të jetë një masë nga ana e drejtuesve madrilen për ta mbrojtur atë nga dëmtimet. Në Madrid janë të ndërgjegjshëm se klasi i lartë i tij, shpejtësia dhe driblimi mund të shkaktojnë një mjedis armiqësor në Ligën 2 të Spanjës, kur ndeshjet zhvillohen në transfertë. Por vendimi nuk do të vonojë. Castilla do të luaj këtë të dielë në orën 12:00 në Garcia de la Mata kundër “Adarve” dhe “Reali” duhet të vendos nëse do ta përfshijë në skuadër./m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.