Foto/ Rehabilitohet sistemi i kullimit, mbështetje fermerëve në Patos

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Rehabilitimi i sistemit të kullimit në Njësinë Administrative Zharrëz në Patos, do të evitojë rrezikun e përmbytjeve, si dhe do të nxisë prodhimin bujqësor në këtë zonë.

Për t’i ardhur në ndihmë fermerëve, bashkia e Patosit ka vijuar punën në gjithë territorin për pastrimin dhe sistemimin e kanaleve kulluese.

Rehabilitimi i kanaleve kulluese do të tjetërsojë tërësisht kullimin e tokave përreth dhe do të sigurojë një prodhim më të frytshëm e cilësor bujqësor.

Po ashtu, kjo masë do të lehtësojë situatën e përmbytjeve.

/m.m/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.