BEOGRAD – Daçiç hedh idenë e një ”Dayton 2” për marrëdhëniet Kosovë-Serbi

60

BEOGRAD, 4 shtator /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç hodhi sot idenë e një konference të mundshme ndërkombëtare për dhënien fund të kundërshtive mes Beogradit dhe Prishtinës.

Daçiç foli për një konferencë të mundshme ”Dayton 2”, duke iu referuar marrëveshjeve të arritura në Konferencën e Dayton (SHBA), në nëntor 1995 që i dha fund luftës në Bosnje.

“Kushti paraprak për këtë është një afrim i qëndrimeve të kundërta”, deklaroi Daçiç për të përditshmen ”Srpski Telegraf”.

”Aktualisht, qëndrimet janë shumë larg. Një konferencë e mundshme duhet të zhvillohet para majit të vitit 2019, kur skadon edhe mandati aktual i Komisionit Europian”, theksoi ai./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.