Vlorë, hyrje falas për vizitorët në monumentet dhe sitet arkeologjike

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ – Gjatë ditëve festive të këtij muaji, vizitorët do të mund të kenë mundësi të vizitojnë të gjitha monumentet dhe sitet arkeologjike të qytetit të Vlorës.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë bën të ditur se “përfitojnë hyrje të lirë me tarifë zero, të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj, në të gjitha monumentet dhe sitet si Parku Arkeologjik i Amantias, Parku Arkeologjik i Orikut, Parku Arkeologjik i Finiqit, Kalaja e Kaninës, Kalaja e Himarës, Kalaja e Porto Palermos, Kisha e Shën Kollit në Mesopotam dhe Rrënojat e Manastirit të 40 Shenjtorëve në Sarandë”.

Ditët festive të muajit shtator janë:

5 Shtator 2018 – Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës
– 26-27-28-29-30 Shtator 2018 – Ditët Europiane të Trashëgimisë dhe Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore.

Hyrja falas në këto monumente bën që numri i vizitorëve vendas dhe të huaj të rritet duke bërë që Shqipëria të jetë vendi turistik i të gjithëve dhe i aksesueshëm për çdo turist.

/k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.