SHBA feston sot Ditën e punëtorëve

93

TIRANË, 3 Shtator /ATSH/ -Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Punës

Në SHBA çdo të hënë të parë të shtatorit festohet Dita e Punës.

Ambasada e Shteteve të bashkaura të Amerikës thekson se, kjo ditë i kujton amerikanët për rëndësinë e të drejtave të punëtorëve dhe u jep atyre një ditë pushimi mëse të merituar.

Amerikanët e shpenzojnë këtë ditë duke bërë parada për të drejtat e punëtorëve, duke bërë barbecue me miqtë dhe familjen dhe shumë aktivitete të tjera në natyrë.

Shumica e vendeve e festojnë ditën e punëtorëve në 1 Maj, por SHBA dhe Kanada i nderojnë punëtorët e tyre në të hënën e parë të shtatorit.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.