Rritet numri i abonentëve në bibliotekën “Vexhi Buharaja”, Berat

TIRANE, 3 shtator /ATSH/ -Biblioteka publike “Vexhi Buharaja” në Berat, ka vijuar punën e saj edhe gjatë sezonit veror, duke sensibilizuar të rinjtë dhe cilindo tjetër për të qenë më afër librit.

Numri i frekuentuesve të saj ka qenë gjithnjë në rritje.

Një rritje të ndjeshme në abonime ka patur në këtë bibliotekë sektori i fëmijëve, po ashtu edhe në sektorin e periodikut si dhe të librit të huaj, ndërsa sektori i librit shqip ka patur numrin më të madh në vite për regjistrim brenda tre muajve.

Më konkretisht në sektorin e fëmijëve janë kartelizuar 600 fëmijë, te periodiku dhe libri i huaj 230, ndërsa te sektori i librit shqip 630.

Sensibilizimi i bërë “Dhuro një libër” ka pasur një efekt të ndjeshëm gjatë kësaj periudhe.
Gjatë këtij viti janë dhuruar për sektorë të ndryshëm nga KOMPANIA TAP ( 117 tituj, 164 ekzemplarë), nga shtëpia botuese “UEGEN” ( 4 tituj dhe 20 ekzemplarë), nga intelektualë të ndryshëm; doktorë, profesorë, studiues, shkrimtarë, artistë etj. rreth 100 libra.

Gajtë sezonit veror biblioteka publike ka ngjallur interesin e çdo moshe, por ata që e frekuentojnë më shpesh janë nxënësit e shkollave dhe studentët. E gjitha kjo falë ndryshimeve infrastrukturore që janë bërë në këtë bibliotekë, fondit të saj të pasur dhe përkushtimit të përditshëm të punonjësve të saj./e.malaj/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.