Receta elektronike edhe në QSUT

TIRANË, 3 shtator/ATSH-Maela Marini/ Në QSUT prej pak javësh ka nisur të funksionojë receta elektronike.

Duke informuar mbi shtrirjen e recetës elektronike edhe në sistemin spitalor universitar,  Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se tashmë “ka më shumë transparencë dhe më pak procedura burokratike sepse e gjithë vëmendja jonë është te qytetarët”.

“Dr. Adela është gjithmonë e gatshme të sqarojë deri në fund pacientët e saj në shërbimin e Hematologjisë në QSUT. Por tashmë ajo ka më shumë mundësi t’i dedikohet pacientëve sepse edhe në QSUT prej pak javësh ka nisur të funksionojë receta elektronike dhe doktoreshës nuk i duhet më të shkruajë me dorë recetat për çdo pacient por gjithçka është online në Qendrën e Konsultave Ambulatore në QSUT”, vlerëson Manastirliu.

Ajo theksoi se “janë 98 mjekë në QSUT që mund të përshkruajnë online recetën me rimbursim, duke patur mundësi të shohin në sistem edhe historikun e trajtimit të pacientit”.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.