MOSKË – Lavrov: Të gatshëm për kompromise për Ukrainën dhe Sirinë

92

MOSKË, 3 shtator /ATSH-ANSA/ – Jemi gati për kompromise për çdo konflikt apo krizë, zgjidhja e të cilave përfshin Rusinë në një mënyrë apo tjetër, nga Siria në Ukrainë, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Lavrov theksoi se Rusia luajti “një rol kyç në përgatitjen e marrëveshjeve të Minskut, e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën në Ukrainën Lindore”.

‘’Jemi të gatshëm për të ndihmuar procesin e paqes në maksimumin e  kapaciteteve tona, por për fat të keq zbatimi i marrëveshjeve të Minskut nuk varet vetëm nga ne’’, shtoi Lavrov.

‘’Duhet të them se autoritetet  e Kievit nuk do të jetë në gjendje për të ndaluar sabotimin dhe dobësimin e gjithçkaje që udhëheqësit e Rusisë, Gjermanisë , Francës dhe Ukrainës kanë rënë dakord në shkurt 2015”, shtoi ai./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.