Mbledhja e opozitës në Shkodër, Rama: Vëmendja te njerëzit, Basha në gjumë

TIRANË, 3 shtator /ATSH – A.Fortuzi/ – Kryeministri Edi Rama ka ironizuar takimin e opozitës të zhvilluar në Shkodër. Përmes një statusi në “Twitter”, Rama shkruan se s’ka më ç’t’i bëjë kreut të opozitës, duhet të bëjë edhe pa të.

“Kur duhet të jetë në Tiranë, shkon në Shkodër. Kur duhet të hyjë në zgjedhje, futet në çadër. Kur duhet të shkojë në punë, rrotullohet në gjumë. Kur humbet, shpall fitoren. S’kemi ç’i bëjmë, duhet të bëjmë dhe pa të. #EgjitheVemendjatekNjerezit”, shkruan Rama./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.