MAQEDONI – Merkel në vizitë zyrtare

99
SHKUP, 3 shtator /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoni më 8 shtator, ku do të takohet me kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev dhe do të diskutojë me këtë të fundit situatën në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunimin dypalësh.
Vizita e Merkelit zhvillohet në prag të referendumit të 30 shtatorit për marrëveshjen mes Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë.
Një përgjigje pozitive do të zhbllokonte përfundimisht rrugën e Shkupit drejt NATO-s dhe BE-së./  a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.