KIEV – Ukraina fillon manovrat ushtarake të përbashkëta me NATO-n

83

KIEV, 3 shtator /ATSH-AFP/ – Ushtria ukrainase filloi sot manovra ushtarake të përbashkëta me SHBA-në dhe vende të tjera anëtare të NATO-s, nën sfondin e tensioneve të vazhduara me Rusinë fqinje, që organizon manovrat e saj javën e ardhshme.

Këto manovra vjetore që quhen “Rapid Trident” grumbullojnë deri më 15 shtator pranë fshatit Stariç, në perëndim të Ukrainës, rreth 2 200 ushtarë dhe 350 pajisje luftarake nga 14 vende, nga të cialt 10 janë anëtare të NATO-s.

Përveç Ukrainës, tre ish-republika të tjera sovjetike që janë bërë partnere të NATO-s, Azerbaxhani, Gjeorgjia dhe Moldavia, marrin pjesë në këto manovra ushtarake.

Këto manovra zhvillohen një javë para se Rusia të zhvillojë “Vostok-2018”, manovrat ushtarake më të mëdha të organizuara nga ushtria ruse që prej viteve 1980, me pjesëmarrjen e 300 000 ushtarëve dhe disa njësive të ushtrisë kineze dhe mongole. Ato do të zhvillohen nga 11 deri në 15 shtator në Siberinë lindore. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.