Kategoria Superiore/ “Kamza” shkarkon trajnerin Devolli

TIRANË, 3 shtator /ATSH/ – Pas tri javësh kampionat, drejtuesit e “Kamzës” vendosën që të shkarkonin gjithë stafin teknik të ekipit, pas humbjes minimale 1-0 që pësuan ndaj “Teutës” në “Niko Dovana”.

Ekipi i drejtuar nga gjirokastriti Bledar Devolli në tri ndeshjet e para të Superiores arriti të marrë tri pikë, dy humbje dhe një fitore.

Kampionati për ta nisi mjaft mirë, me fitoren e parë ndaj “Tiranës” në “Selman Stërmasi”, më pas u mundën nga “Partizani” 0-1 në shtëpi dhe së fundmi, në kuadër të javës së tretë humbën me po të njëjtin rezultat ndaj “Djemve të Detit”.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.