Unaza e madhe e Tiranës drejt përfundimit, në vjeshtë nis puna në pjesën lindore

TIRANË,2 shtator /ATSH- I. Vata/ -Unaza e madhe e Tiranës po shkon drejt përfundimit duke e rendituar në një rrugë me standarde të kategorisë A, falë programit Rrugët Kombëtare.

Si pjesë e programit të rrugëve kombëtare dhe unaza e madhe në Tiranë po shkon drejt përfundimit. Në vjeshtë priten të nisin punimet në pjesën lindore të unazës që nis nga zgjatimi i Lanës drejt Shkozës për të kaluar deri në Farkë aty ku bashkohet me segmentin e përfunduar që të çon në kryqëzimin e hyrjes të autostradës Tiranë- Elbasan.

Ky aks do të jetë me standarde A urbane përfshirë dhe veprat e artit, urat mbikalimet nënkalime, kryqëzime.

Unaza e madhe e Tiranës është një arterie që lehtëson trafikun në kryeqytet duke shmangur fluksin e makinave që vijnë nga rrethet. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.