Rruga Lin-Pogradec, standarde europiane për qytetin turistik

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2233139893584387/?t=3

TIRANË,2 shtator /ATSH- I. Vata/ – Ka përfunduar aksi rrugor Lin-Pogradec një nga arteriet kombëtare me shumë rëndësi për turizmin, shprehet kryeministri Edi Rama.

Duke vënë theksin te harresa e rrugës së Pogradecit, kryeministri Edi Rama shprehet se së shpejti dhe gjysëm tuneli i kilometrit të fundit do përfundojë, për të mundësuar hyrjen e denjë në qytetin turistik.

“MIRËMËNGJES dhe me pamjet e një tjetër rruge kombëtare me shumë rëndësi edhe për turizmin, e cila më në fund doli në dritë (e gjetëm dhe këtë rrugëve të nisur kuturu, pa projekt e pa fonde, të braktisur pas daulleve të inaugurimit, si një korridor nën qiell të hapur mes ndërtimeve pa leje e pallateve të ndërtuara mbi gjol), ju uroj një të dielë të bukur”, shprehet Rama.

Rruga, Lin-Pogradec me standarde evropiane, thekson kryeministri, duke vijuar se “Aksi rrugor Lin-Pogradec është 16.5 km dhe ka standardin europian C1. Shumë shpejt do të përfundojë edhe kontrata tjetër për veprën e gjysëm tunelit panoramik prej 1 km, që do të mundësojë më në fund hyrjen e denjë në qytetin e bukur turistik”.

Po ashtu, kryeministri publikon një video ku pasqyrohet kantrasti i harresës ndër vite i kësaj rruge të rëndësishme dhe investimi që e ka kthyer aksin në një kas me standarde europiane. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.