Objektivi, 10 milionë turistë deri në vitin 2025

TIRANË, 2 shtator /ATSH- I. Vata/ – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka deklaruar se është dyfishuar numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë dhe objektivi ynë është që ky numër të shkojë deri në 10 milionë turistë deri në vitin 2025.

Nga statistikat e bëra publike nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë është dyfishuar.

Klosi shprehet se objektivi është që kjo shifër të arrijë në 10 milionë turistë deri në vitin 2025.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Klosi pohoin se kemi arritur në 1.4 milionë turistë në 28 ditët e para të muajit gusht duke shënuar për momentin 4 milionë e 261 mijë turistë të hyrë në Shqipëri në këto 9 muaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.