GJERMANI – Kreu i grupit U2 humbet zërin gjatë një koncerti në Berlin

BERLIN, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Këngëtari kryesor i grupit U2, Bono, u detyrua të ndërpresë dje në darkë një koncert në Berlin pasi humbi zërin disa herë gjatë të kënduarit.

Këngëtari 58-vjeçar pati vështirësi që në fillim të spektaklit dhe piu vazhdimisht një pije të ngrohtë nga një termus.

Pasi performoi “Beautiful Day” me ndihmën e fansave të cilët i inkurajoi të këndonin këngën, Bono u detyrua të bëjë një pushim dhe më pas nuk u rikthye më.

Fansat në “Mercedes-Benz Arena” në Berlin u njoftuan se koncerti nuk do të vazhdojë pa dhënë më shumë arsye.

Spektatorët do të marrin bileta për një tjetër koncert të U2 por ende nuk është njoftuar asnjë datë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.