SHBA – Pezullohen negociatat e tregtisë së lirë amerikanoveriore, por nuk janë braktisur

96

UASHINGTON, 1 shtator /ATSH-AFP/ – Bisedimet mes Kanadasë dhe SHBA-së për të modernizuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë Amerikanoveriore (NAFTA) u ndërprenë dje, por një marrëvesje trepalëshe, ku përfshihet gjithashtu edhe Meksika, vazhdon të jetë e mundur, vlerësoi kryediplomatja kanadeze, Chrystia Freeland.

“Ne po bëjmë progrese”, ndonëse të gjitha mosmarrëveshjet nuk janë zgjidhur, deklaroi Freeland gjatë një konference për shtyp në Uashington.

“Jemi shumë pranë një marrëveshje fitues-fitues-fitues”, vazhdoi ajo.

“Kjo është ajo për të cilën po punojmë. Me një vullnet të mirë dhe fleksibilitet nga të gjithë, e di që mund t’ia dalim”, shtoi ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme.

NAFTA është arritur në vitin 1994 mes SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës duke mundësuar që të rriten ndjeshëm shkëmbimet tregtare mes tre vendeve.

Por Donald Trump vendosi në mënyrë të njëanëshme që të imponojë rinegocimin e tekstit origjinal, duke vlerësuar se ky traktat kishte qenë shkatërrimtar për ekonominë amerikane. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.