Sezoni turistik – 37 400 shtetas të huaj hynë në vendin tonë në 31 gusht

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ – Sezonit turistik në vendin tonë vijon të tërheq çdo ditë pushues, pasi në datën 31 gusht në vendin tonë hynë 37 400 shtetas të huaj.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në analizën e mbajtur për sezonin turistik në qytetin e Vlorës, u shpreh në lidhje me numrin e turistëve që hynë çdo ditë në Shqipëri, i cili sipas tij krahasuar një vit më parë ka një rritje me 26,8%.

“Në total, në muajin gusht numërohen 1,400,064 vizitorë, që krahasuar me gushtin e kaluar, pra atë të vitit 2017, i cili ka qenë 1,100,000, ka një rritje me 26,8%  më shumë shtetas të huaj të hyrë në një muaj në Shqipëri”, – theksoi Klosi.

Klosi tha se këto shifra janë tregues shumë i rëndësishëm dhe kjo është një arritje shumë e madhe mbas një pune të detajuar brenda një viti.

Numri i turistëve të huaj ka arritur në 5.7 – 5.8 milionë në të gjithë Shqipërinë për vitin 2018. Ai tha se duke vazhduar me këtë ritëm, viti 2019 e më pas do të përmbushë objektivat tona për 10 milionë turistë të huaj”, – theksoi Klosi.

/m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.