Policia Rrugore kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka vazhduar kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore gjatë fundjavës.

17 lejedrejtimi janë pezulluar nga Policia Rrugore e Tiranës prej orës 22.00 të datës 31.08.2018 deri në orën 01.20 të datës 01.09.2018 për shpejtësi që varionin nga 137 deri në 175 km/h.

Nga verifikimi rezultoi se krahas shpejtësisë fluturuese, 4 prej tyre ishin debitorë me mbi 5 masa administrative, 3 pa siguracion dhe një pa kontroll teknik.

Policia Rrugore e Tiranës po vijon kontrollet me radar e drager në të gjitha rrugët e Tiranës dhe fton drejtuesit e mjeteve të mos abuzonjnë me shpejtësinë dhe alkoolin. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.