Klosi: Është punuar shumë për mjedisin dhe sigurinë në plazhe

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ – Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në analizën për sezonin turistik në qytetin e Vlorës u shpreh, se Vlora është një nga destinacionet më të kompletuar për sa i përket turizmit, falë investimeve publiket të cilat e kanë shndërruar të gjithë destinacionin e këtij qarku që nga fillimi dhe deri në fund, në Sarandë.

Në fjalën e tij, Klosi falënderoi kryetarët e bashkive, ku vlerësoi punën e Kryetarit të bashkisë Vlorë, i cili pa dyshim ka bërë një punë të mrekullueshme për aktivitetet kulturore, sportive e argëtuese të zhvilluara në këtë qytet.

Ai tha se “ne kemi patur aktivitete gjatë gjithë bregdetit, pra në atë që ne e quajmë tashmë Jugun e ri”.

Gjithashtu ai u shpreh se kemi bërë një punë shumë të madhe përsa i përket mjedisit për të ofruar në radhë të parë një destinacion të qetë dhe të sigurt. Për t’u përshëndetur janë edhe takimet dhe mbledhjet e zhvilluara nga ana e Prefektit të Vlorës.

Ai u ndal te siguria në plazhe, ku foli rreth flotës së shpëtuesve të ujit, të cilët pranuan të zgjidhnin këtë profesion të ri.

“Sot vazhdojmë të jemi në një sezon të mbushur me turistë, me sezon të mbushur me pushues të huaj dhe vendas dhe kemi mbi 250 djem dhe vajza që janë vrojtues të plazhit, ne i konsiderojmë ata heronj, pasi realisht bëjnë vrojtimin dhe shpëtimin e jetës së pushuesve.

Vjet, në vitin 2017, ka patur 42 jetë të humbura gjatë sezonin turistik në plazhe në det e në të gjithë territorin, disa kanë ndodhur nga mjete lundruese, ajo që është edhe sot në kujtesën tonë jeta e humbur e një turisteje çeke nga një skaf mjet lundrues si dhe një jetë e humbur e një tjetre turisteje ruse nga një mjet shpejtësie në Ksamil, të dyja këto raste kanë ndodhur në qarkun e Vlorës. Këtë vit kemi patur vetëm 13 jetë të humbura, padyshim është një numër i konsiderueshëm, i cili na nxit që për vitin tjetër të disafishojmë numrin e vrojtuesve të plazhit”.

Në fund të fjalë së tij ministri, ftoi Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, i cili vlerësoi dhe i cilësoi heronj të vitit këtë skuadër të shpëtimit të përbërë nga djem dhe vajza, siç është Luçiano Marku nga Shëngjini, i cili shpëtoi dy vajza duke vënë në rrezik edhe jetën e tij.

Esmat Beqirin në Velipojë i cili shpëtoi një tjetër vajzë. Anold Memetaj nga Velipoja, Yber Xhidija nga Kavaja, Kristo Foras nga Hasa në Spille, i cili i shpëtoi jetën një burri, Xhoi Fyre në Vlorë, Andera Cenometaj, Vlorë, Ariel Lajmaj në Vlorë, Stamatea Zykaj në Vlorë, Qemal Micaj në Vlorë, si dhe Besnik Dushaj në Sarandë. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.