FOTO/ Venecia: Lady Gaga me fustanin me pendë rozë

– Aktorja nën shi refuzon çadrën për të takuar fansat –

TIRANË, 1 shtator/ATSH-ANSA/ – Një fustan i gjerë me pupla rozë, flokët bjonde platin dhe buzëqeshje: kështu rrezatuese Lady Gaga ka kaluar në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit të Venecias për shfaqjen zyrtare të filmit, në të cilin është protagoniste “A star is born”, që debuton jashtë konkurrencës në Lido.

Pas mbërritjes në tapetin e kuq, regjisori dhe bashkëprotagonisti, Bradley Cooper, i veshur me kostum, e ndihmoi të dilte nga makina, ajo i rregulloi kravatën dhe pastaj u nisën bashkë, duke u kapur për dore.

Këngëtarja dhe aktorja e refuzoi çadrën për të shkuar për të përshëndetur fansat e shumtë të mbushur këtë mëngjes përgjatë barrierave, duke u ndalur për një kohë të gjatë me ta për të nënshkruar autografe dhe për të bërë fotografi. /k.s//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.