Bashkia e Lezhës, shërbim pastrimi me standard në çdo fshat

TIRANË, 1 shtator/ATSH/ – Një sistem tërësisht i ri për menaxhimin e mbetjeve po zbatohet në çdo fshat, në çdo Njësi Administrative të bashkisë së Lezhës.

Mbulimi i gjithë territorit, frekuenca e shtuar e pastrimit në raport me mbetjet që gjenerohen, vëmendje e veçantë në plazhet e Shëngjinit dhe Tales gjatë sezonit veror, si dhe korrektësia e bashkëpunimit me operatorët e kontraktuar nga bashkia, ka bërë të mundur që Lezha të jetë gjithnjë e më e pastër.

Në të gjithë territorin e Lezhës janë vendosur 1100 konteinerë, kjo ka ardhur si pasojë e kritereve të detyrueshme që bashkia e Lezhës ka vënë ndaj operatorëve për standardin e teknologjisë së përdorur, larjen e dezinfektimin periodik të pikave të grumbullimit, ndërtimin e platformave të betonit në pjesën më të madhe të pikave të depozitimit, etj. /k.s//r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.