Zgjidhje trafikut në Fier, rehabilitohet një ndër akset kryesore

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Rehabilitimi i një prej akseve kryesore në Fier, rrugës “Jakov Milaj” po shkon drejt finalizimit, ndërsa pritet t’i japë zgjidhje trafikut në qytet.

Në këtë aks ka përfunduar procesi i asfaltimit, por sipas kryetarit të Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, projekti do të kompletohet edhe me elementët e tjerë urban.

“Mbyllja e punimeve do t’i japë zgjidhje qarkullimit dhe orientimit të drejtë të trafikut në qytet”, tha Subashi.

Si një prej arterieve kryesore të qytetit të Fierit, rruga “Jakov Milaj”, u përfshi në projektet prioritare të investimeve të bashkisë.

Investimi infrastrukturor është bërë me standardin më të mirë dhe me të gjitha parametrat bashkëkohorë.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.