Zbërthehet kodi i Da Vinçit, tregon fundin e botës

TIRANË, 31 Gusht /ATSH/ Studiuesja italiane, Sabrina Sforza Galitzia, bën një interpretim të pazakontë rreth “Darkës së Fundit” të Leonardo da Vinçit.  Ajo shprehet se në pikturën e tij Da Vinçi, ka fshehur një kod që parashikon fundin e botës.

Në këtë pikturë, sipas saj, thuhet se fundi do të vijë më 21 mars 4006.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesja deshifroi kodin matematikor dhe astrologjik të pikturës.

Ky nuk është misteri i vetëm i “Darkës së Fundit” të Da Vinçit. Duart e Krishtit dhe apostujt, së bashku me fetat e bukës në tryezë, formojnë diçka që mund të lexohet si një notim muzikor.

Pas testimit, këto nota muzikore tingëllojnë si një melodi e shkurtër. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.