Trajnim në institucionet akademike të BE për profesionistët e rinj

TIRANË, 31 Gusht /ATSH/ -Komisioni Evropian dhe British Council shpallin të hapur “Thirrjen për aplikime në Skemën e BE-së për Profesionistët e Rinj në Ballkanin Perëndimor – Raundi II (#YPS2018)”.

Në këtë thirrje mund të aplikojnë të gjithë nëpunësit e rinj civilë me eksperiencë pune dy apo pesë vjeçare në administratën publike.

Projekti zbaton dy programe trajnimi në institucionet akademike të BE-së dhe një komponent të shkëmbimit rajonal për nëpunës civilë në fillim të karrierës nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më datë 13 shtator 2018, ora 18:00.

Rreth Skemës së BE-së për Profesionistët e Rinj në Ballkanin Perëndimor

Reforma e administratës publike (PAR) mbetet ndër fushat kryesore të ndihmës së BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, përkatësisht Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Malin e Zi dhe

Vendet e Ballaknit Perëndimor ballafaqohen me sfida të përbashkëta në fushën e Administratës Publike, pavarësisht progresit të fundit të bërë në kontekstin e procesit të zgjerimit të BE.

Sipas Raporteve të Progresit të Komisionit Evropian dhe raporteve të vlerësimit të BE / OECD SIGMA, sfidat e Reformës së Administratës Publike në Ballkanin Perëndimor përfshijnë, por nuk kufizohen në: zgjerimin e politikave dhe zhvillimit legjislativ dhe kapaciteteve dhe proceseve të koordinimit përfshirë planifikimin dhe zbatimin e Integrimit Europian, ristrukturimin e organizimit të administratës publike dhe linjat e llogaridhënies, profesionalizimin dhe de-politizimin e shërbimit civil, zhvillimin dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, përmirësimin e cilësisë, aksesin dhe ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët dhe bizneset dhe sistemin e menaxhimit të financave publike.

Bashkëpunimi rajonal mbetet një katalizator për procesin e zgjerimit dhe një faktor kyç ndihmues për reforma gjithëpërfshirëse dhe kthim në rritjen e qëndrueshme ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Problemet e përbashkëta të RAP me të cilat ballafaqohen vendet e Ballaknit Perëndimor gjithashtu mund të trajtohen në mënyrë më efikase përmes rishikimit dhe ndarjes së praktikave të mira.

/gj.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.