TOKIO – Japonia drejt një buxheti rekord për mbrojtjen

97

TOKIO, 31 gusht /ATSH-AFP/ – Ministria japoneze e Mbrojtjes ka parashtruar një buxhet rekord për vitin e ardhshëm për të forcuar potencialin e saj ajror dhe mbrojtjen antiraketore përballë kërcënimeve të vazhdueshme të Koresë së Veriut dhe Kinës.

Ajo pretendon një fond prej 5,298 miliardë jen (40 miliardë euro me kursin aktual të këmbimit) për periudhën prill 2019 deri në mars 2020, ose një rritje me 2,1% dhe rritja e shtatë e njëpasnjëshme vjetore.

Japonia kërkon të përdorë këtë fond për ngritjen e sistemit tokësor për perceptimin e raketave ‘’ Aegis Ashore’’ në dy zona për të mbuluar gjithë territorin e vendit.

Ajo aspiron gjithashtu blerjen e gjashtë avionëve bombardues shtesë F-35 dhe dy avionë patrullimi ‘’Hawkeye’’, me planin për të shtuar edhe 30 efektivë të patrullimit ajror, aktualisht i përbërë nga 830 anëtarë.

Në raportin e përvitshëm të publikuar këtë javë, Ministria e Mbrojtjes konstaton se Koreja e Veriut vazhdon të jetë një ‘’kërcënim i rëndë dhe i vazhdueshëm’’, pavarësisht përparimeve diplomatike në muajt e fundit./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.