Shkodër/ 150 banorë të njësisë administrative Postribë me rrugë të re

TIRANË, 31 gusht/ATSH/- Në njësinë administrative Postribë të bashkisë së Shkodrës ka filluar puna për rikonstruksionin e rrugës Qendër Mes – Qendër Dragoç.

Rikonstruksioni i rrugës është mundësuar falë fondit 12,888,000 lekë të bashkisë së Shkodrës dhe parashikohet që punimet të përfundojnë brenda 3 muajve.

Gjatësia e këtij segmenti është 950 metra, gjerësia 3.5 dhe përfitues direkt janë 150 banorë të kësaj zone.

Projekti parashikon ndërtimin nga e para të të gjithë elementëve të nevojshëm për krijimin e kushteve optimale në shërbim të komunitetit. Pjesë e projektit janë edhe ndërhyrjet nëntokësore për kanalizimin e ujërave të bardha. /k.s//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.