Rritja e numrit të turistëve, gjysmë miliard euro më shumë hynë në ekonomi

189

ERTV LIVE 😊: SEZONI TURISTIK 2018 – Me kryetarët e bashkive dhe prefektët për turizmin e këtij sezoni, që gjeneroi më shumë të ardhura, më shumë ekonomi vendore e familjare dhe punësim, por po ashtu pati ende jo pak të meta nga ato të vjetrat e mësime për të reflektuar t'i pasur parasysh për sezonin e ardhshëm🌊☀️

Posted by Edi Rama on E premte, 31 August 2018

TIRANË, 31 gusht/ATSH-Maela Marini/ “Këtë vit kemi një rritje të rëndësishme të numrit të turistëve dhe afro gjysmë miliardi euro më shumë të futur në ekonomi nga turizmi, sesa vitin e kaluar”.

Kështu deklaroi sot, Kryeministri Edi Rama në një takim me prefektët dhe kryetarët e bashkive lidhur me sezonin turistik.

Sezoni turistik ende nuk ka përfunduar, por sipas Kryeministrit Rama, tani është momenti i duhur për të bërë disa komunikime, për të transmetuar disa konkluzione dhe hedhur bazat për të çuar më tej punën e mirë të nisur.

Kryeministri vlerësoi rolin e rëndësishëm të bashkive dhe bashkëpunimin me njësitë e qeverisjes vendore.

“Pa asnjë diskutim në pikëpamjen e shifrave dhe të hyrave në ekonomi, ky është një vit që mund të konsiderohet me plot gojën shumë domethënës dhe që përbën një pasqyrë kuptimplotë të asaj që është arritur, por mbi të gjitha asaj që mund të arrihet duke fokusuar përpjekjet tona te turizmi”, – tha Rama.

Duke nënvizuar rritjen e rëndësishme të numrit të turistëve dhe afro gjysmë miliardi euro më shumë të futur në ekonomi nga turizmi sesa vitin e kaluar, Kryeministri u shpreh se “pa diskutim që edhe impakti në ekonominë vendore ka qenë shumë i rëndësishëm”.

Rritja e formalizimit dhe rritja e numrit të shitjeve me kupon, sipas tij, do të thotë edhe më shumë të ardhura për njësitë vendore dhe më shumë investime për to. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.