Rriten me 37,1 % lejet e ndërtimit

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Në tremujorin e dytë 2018 janë miratuar gjithsej 270 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 197 leje të miratuara në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rritje prej 37,1 %.

Sipas INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e dytë 2018, është rreth 292.895 m2, nga rreth 229.387 m2 miratuar në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rritje prej 27,7 %.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e dytë 2018, është 11.4 miliardë lekë, nga 14.1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e dytë 2017, duke shënuar një rënie prej 19,1 %.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.