Romana Vlahutin përfundon mandatin si Ambasadore e BE-së në Shqipëri

287

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ – Ambasadorja Romana Vlahutin u shpreh se ’’sot është dita ime e fundit si Ambasadore e BE-së në Shqipëri. Do jem gjithnjë mirënjohëse për mundësinë që pata për të punuar në të mirë të Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Shqipëria po ecën qëndrueshëm drejt vendit të saj në Bashkimin Europian dhe unë mund t’ju uroj veç fuqi dhe vendosmëri për ta arritur këtë qëllim sa më shpejt të jetë e mundur.

Sa për mua, ka qënë dhuratë e çmuar ta ndaj jetën me njerëz të mirë dhe që e kisha Shqipërinë shtëpi për katër vitet e fundit”.

/m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.