Rehabilitimi i rrugës së Shëngjinit, lehtësohet trafiku drejt Lezhës

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Me ndërhyrjet për rehabilitimin e rrugës nga kthesa e Shëngjinit deri në Portin Ushtarak, do të lehtësohet trafiku drejt Shëngjinit dhe plazhit të Ranës së Hedhun, por edhe drejt Lezhës e Shkodrës.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur punën për rehabilitimin e këtij segmenti rrugor, në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

Rruga tejet e amortizuar, veçanërisht segmenti nga kthesa (ish-fabrika e letrës) deri tek “Arragosta” dhe segmenti nga “Lapidari” deri tek Porti Ushtarak, krijonte ngarkesa në trafik sidomos gjatë sezonit veror.

Projektet e FSHZH-së do të përmirësojnë lëvizjen në rrugën hyrëse të Shëngjinit dhe lidhjen funksionale me rrugën nacionale, në dy aksione paralele. Njëra nga këto ndërhyrje është rehabilitimi i rrugës ekzistuese Lezhë-Shëngjin-Port.

Këto ndërhyrje i japin zgjidhje përfundimtare trafikut në zonën urbane të Lezhës dhe kryqëzimit me Shëngjinit.

/m.m//j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.