Lehtësimi i barrës fiskale favorizoi turizmin

TIRANË,31 gusht/ATSH- I. Vata/ – Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato tha sot se turizmi është rritur falë politikave ekonomike të qeverisë dhe lehtësimit të barrës së taksave.

Minstrja Qato vuri theksin te politikat e qeverisë për turizmin dhe masat paraprake.

“Kjo falë të disa politikave ekonomike qe ne si qeveri kemi ofruan në fushën e turizmit. Dhe kanë lidhje me paketën fiskale të 2017, por dhe kjo që u miratua rishtazi. E para hotelet elitare janë përjashtuar për 10 vite nga Tatimi mbi Fitimin dhe e kanë të reduktuar taksën e TVSH-së në 6%. Ashtu si dhe paketa e re fiskale e cila promovon të gjithë ata oporatorë që duan të investojnë në fushën e agro-turizmit. E vërteta është se gjatë fund vitit 2017 janë miratuar rreth 53 leje ndërtimi për hotele të kategorisë, 3-4 yje dhe po presim së fundi të vëmë në jetë hotele me pesë yje. Kjo është një shtytje që u është dhënë sipërmarrësve” u shpreh Qato.

Më tej ministrja shtoi se “sigurisht jemi në fazën e zbatimit të një platforme strategjike në këtë fushë. Ky është viti ynë i parë, por në dhjetë vitet e ardhshme ne do të kemi rritje të numrit të turistëve  deri në 10 milionë të huaj. Ne mendojmë që deri në dhjetor të këtij viti numri i turistëve që kanë vizituar Shqipërinë të shkojë në 6.2 milionë”

“Kjo shifër do ndikojë në xhiron ekonomike të vendit tonë. Nëse një vit më parë pati ndikim ekonomik me shifër 1.5 miliard lekë, këtë vit mendojmë se do shkojë në 2 miliardë”, theksoi Qato. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.