Kanceri i gjirit, mamografia e lëvizshme me grafik nëpër rrethe

TIRANE, 31 gusht /ATSH/ -Një nga mënyrat e kapjes së hershme të kancerit të gjirit është mamografia.
Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethe prej kohësh, ofron shërbimin e mamografisë falas.

Njësitë e mamografisë së lëvizshme janë vazhdimisht dhe në mënyrë periodike nëpër qytete, sipas një grafiku të caktuar paraprakisht.

Ekzaminimin e mamografisë mund ta kryejnë të gjitha gratë në moshën mbi 50 vjeç. Por mund ta kryejnë edhe gratë e moshës 40-50 vjeç që janë në risk më të lartë (me risk të lartë konsiderohen ato gra që janë bartëse të defekteve gjenetike, që kanë histori familjare apo personale për kancer gjiri, probleme beninje të gjirit, që kanë fillim të hershëm dhe mbarim të vonshëm të menstruacioneve, mos lindje e fëmijës ose lindja e fëmijës mbi moshën 35 vjeç, obezitet, ind i ngjeshur të gjirit dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik).

Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë!

/e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.