GREQI – Cipras: Po punojmë për rritjen e pagës minimale

ATHINË, 31 gusht /ATSH-AFP/ – Dhjetë ditë pas daljes së Greqisë nga paketa e ndihmës së kreditorëve, kryeministri Aleksis Cipras po punon për ”rregullimin e tregut të punës” dhe ”rritjen e pagës minimale”, e ndryshuar gjatë krizës.

Greqia pësoi uljen më të madhe, minus 23%, të pagës minimale gjatë krizës 2009-2016, shumë më tepër sesa Irlanda, Portugalia, Qipro apo Spanja shtete që ndoqën gjithashtu programe për stabilizimin e ekonomisë.

”Pas përfundimit të programeve të diktuara nga BE-ja dhe FMN-ja, ciklit të një rregullimi të rreptë të buxhetit, të tutelës së kreditorëve (BE dhe FMN) dhe shkurtimeve buxhetore u erdhi fundi”, njoftoi Aleksis Cipras në takimin e parë të qeverisë, tri ditë pas riformatimit të pjesshëm të qeverisë.

Në përgjigje të rizgjimit të shpresës së grekëve, të lodhur pas tetë vite të masave shtrënguese, kryeministri siguroi se prioriteti kryesor ishte rregullimi i tregut të punës, lufta kundër punës në të zezë dhe rritja e pagës minimale./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.