GJENEVË – Rusia bllokon në OKB një raport kritik për Korenë e Veriut

GJENEVË, 31 gusht /ATSH-AFP/ – Rusia bllokon në OKB një raport kritik të ekspertëve të ngarkuar për zbatimin e sankioneve ndërkombëtare kundër Koresë së Veriut, pasi Moska nuk është dakort në lidhje me disa të elementëve të saj, për herë të parë që prej vendosjes në vitin 2017 të masave ekonomike që shënjestronin këtë shtet.

”Diskutimi ka qenë i tensionuar”, deklaroi të enjten për mediat ambasadori rus, Vasili Nebenzia pas një takimi me dyer të mbyllura të 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit në një sallë të vogël dedikuar takimeve informale.

Afërsia dhe vendosja pranë njëri-tjetrit e ambasadorëve rreth një tryeze në formë gjysmë rrethi ishte perceptuar enkas për të lehtësuar shkëmbimet e qëndrimeve dhe kompromiset.

”Kemi qasje të kundërta në disa pika dhe për mënyrën sesi po ecën procesi”, sqaroi Nebenzia, pa dhënë detaje për pikat në fjalë./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.