BERLIN – Juncker: KE propozon heqjen e ndryshimit të orës

139

BERLIN, 31 gusht/ATSH- DPA/ – Komisioni Europian do të propozojë heqjen e ndryshimit të orës në të gjitha vendet e Bashkimin Europian, deklaroi presidenti Jean-Claude Juncker në një intervistë.

“Njerëzit e duan këtë ndryshim, kështu që ne jemi të detyruar ta bëjmë,”  tha ai për  kanalin televiziv publik ZDF.

Çdo propozim i komisionit për këtë çështje kërkon miratimin e shteteve anëtare të BE-së dhe të parlamentarëve europianë.

Komisioni pritet  të publikojë rezultatet e një sondazhi online që zhvilloi nga fillimi i korrikut deri në mes të gushtit. Sondazhi mori  4,6 milionë përgjigje – dukë shënuar një shifër rekord në BE – prej të cilëve më shumë se tre milionë përgjigjë vinin nga Gjermania.

Më shumë se 80% e të anketuarve duan heqjen e praktikës së zhvendosjes së orës përpara në pranverë dhe mbrapa në vjeshtë, sipas një shkrimi të publikuar nga e përditshmja  gjermane ”Westfalenpost”./ /sm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.