VJENË – IAEA: Irani vazhdon të respektojë marrëveshjen bërthamore

VJENË, 30 gusht /ATSH-AFP/ – Irani vazhdon të respektojë angazhimet e tij në kuadër të një marrëveshje mbi bërthamoren të arritur në vitin 2015 dhe që e ardhmja e të cilës është e paqartë për shkak të tërheqjes së SHBA-së, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Teherani vazhdon të respektojë themelet e kësaj marrëveshje dhe IAEA-ja ka patur akses në të gjitha zonat që ka dëshiruar të inspektojë në Iran, theksoi sot agjencia në një raport të publikuar në një çast që e ardhmja e kësaj marrëveshje është e pasigurt për shkak të vendimit të marrë në maj nga SHBA-ja për t’u tërhequr dhe për të rivendosur sanksionet ndaj regjimit iranian.

IAEA-ja njofton gjithashtu se sasia e uraniumit pak të pasuruar dhe të ujit të rëndë është rritur lehtë që prej raportit të fundit në maj, por duke nëdruar në limitet e vendosura në marrëveshjen e vitit 2015. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.