Veliaj: Përgatitemi për stinën e dimrit, nis pastrimi i Lanës

61

TIRANË,30 gusht/ATSH- I. Vata/ – Me mbarimin e stinës së verës dhe në pritje të vjeshtës, Bashkia e Tiranës merr masa për stinën e dimrit, duke nisur sot pastrimin e shtratit të lumit Lana.

Kryetari i Bashkisë në Tiranë Erion Veliaj shprehet se “bëhemi gati që tani për stinën e dimrit!. Kolegët po pastrojnë shtratin e Lanës, që stina e shirave të na gjejë të përgatitur”.

Masat parandaluese të përmbytjeve nisin me shtratin e lumit Lana si një shenjë se bashkia e Tiranës se vazhdon të kujdeset për kryeqytetasit me ritmin 24 orë në punë, siç edhe e cilëson kryetari i bashkisë Veliaj. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.