Sulmi ndaj gazetares, delegacioni i BE në Tiranë: Të hetohet ngjarja

TIRANË, 30 gusht/ATSH/ – Pas ambasadës së SHBA në Tiranë ka ardhur edhe reagimi i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, të cilët dënojnë sulmin duke ofruar mbështetjen për gazetaren, Klodiana Lala.

Delegacioni i BE ka kërkuar që autoritetet të hetojnë plotësisht ngjarjen.

“Dënojmë sulmin kundër gazetares investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjen tonë më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ne ftojmë autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”, thuhet në reagimin e delegacionit të BE. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.