KOMENT – Marrëdhëniet BE-Itali në zgrip

BRUKSEL, 30 gusht /ATSH-ANSA/ – BE nuk tërhiqet asnjë milimetër nga vija e kuqe e hequr para kërcënimeve të Romës dhe arrin në një zgrip të ri kur thotë se rregullat do të respektohen dhe se kontributet në buxhetin evropian duhet të paguhen, përndryshe do të penalizohet.

Por, me Italinë kemi të bëjmë me një mur kundër murit.

Kjo, pasi zëvendëskryeministri Luigi Di Maio mënjanon paralajmërimet e komisionerit të BE mbi buxhetin, Guentherit Oettinger, madje duke e akuzuar atë për “hipokrizi”.

“Pozita jonë për veton në buxhet mbetet në fuqi dhe nëse Italia do të jetë viktimë e një sulmi të ri spekulativ, atëhere kjo do të jetë vetëm për arsye politike”, thekson Di Maio.

Në frontin europian, ndërkohë, po merr formë një gjeografi aleancash dhe rrymash politike, dhe gjithnjë e më shumë vihet re një opozitë të fortë mes Romës, që po u bashkohet liderëve euroskeptikë të Vishegradit, dhe vendeve themeluese të BE-së, të udhëhequr nga Franca e Macronit, i cili ndodhet në vijën e parë të këtyre vendeve anëtare.

Macron u sulmua dje në mënyrë frontale nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe kryeministri hungarez Viktor Orban, ndërsa presidenti francez e pranon këtë sfidë dhe paralajmëron se ”nuk do t’u japë asgjë nacionalistëve dhe atyre që ata predikojnë urrejtjen”.

”Nëse doni të shihni te unë kundërshtarin tuaj kryesor, atëherë keni  të drejtë”, theksoi Macron.

“Të gjitha shtetet e BE-së kanë marrë detyrimin për të paguar kontributet në kohë. Çdo gjë tjetër do të ishte një shkelje e traktateve dhe do të sillnin penalizime”, përsëriti Oettinger, i cili javën e kaluar kishte ritheksuar rregullat e unionit.

Oettinger përsëriti se do të kishte interesa për pagesat me vonesë të kontributeve në buxhetin ardhshëm të BE-së, të planifikuar për më 3 shtator. Nëse bëheshin vonesa sistematike, atëhere do të ketë “penalizime të mëtejshme më të rënda” deri në bllokimin e fondeve të BE-së.

Oettinger kishte paralajmëruar Italinë, por me rënien e urës Morandi në Gjenovë, në rastin e anijes ”Diciotti” apo edhe me kontestimin e  20 miliardëve të paguara në buxhetin e BE-së nga Italia, këto gjëra ishin “të papranueshme”, sipas tij.

Di Maio megjithatë, nuk heq dorë dhe vazhdon polemikat kundër BE-së duke rritur konfrontimin e drejtpërdrejtë me komisionerin për Buxhetin.

“Konsideratat e Oettingerit janë edhe më hipokrite sepse nuk i kishim dëgjuar të gjitha për  çështjen ‘Diciotti’, ndërkohë që kanë kuptuar se ne nuk japim asnjë euro më shumë “, thotë Di Maio.

”Oettinger shpik çdo ditë diçka që kur i thamë se nuk i japim asnjë euro nga paratë tona. Pozicioni i vetos në buxhet mbetet, nëse më pas në ditët e ardhshme ata do të duan të fillojnë të rizbulojnë frymën e solidaritetit për të cilën u themelua BE, atëherë  flasim”, theksoi ai.

Sidoqoftë, diskutimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve, nëntë muaj para zhvillimi të zgjedhjet europiane, duket se po merr formë.

“Nëse ata thonë se në Francë ekziston armiku i nacionalizmit, i politikës së urrejtjes, i  Europës që duhet të paguajë atë që i leverdis, atëherë Salvini dhe Orban kanë të drejtë”, thotë nga ana e tij Macron.

”Por, kundërshtari kryesor i Macronit është populli francez”, theksoi Salvini.

”Gjithnjë e më shumë po zhvillohet një proces për të cilin është duke u strukturuar kundërshtim i fortë midis nacionalistëve dhe progresistëve”, ka theksuar Macron, i cili vizitoi Danimarkën dhe Finlandën për të zgjedhur aleanca për forcimin e një krahu progresist në Europë për t’u përballur me populistët.

Bashkimi i këtyre të fundit, duke filluar nga partia indipendentiste britanike UKIP te francezët e ”Rassemblement national” (RN) dhe deri te Lega e Veriut në një grup të vetëm parlamentar, për të cilin filloi të punojë edhe Steve Bannon, ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, mbetet sfida e vërtetë në horizont për të gjitha partitë e tjera tradicionale./ (Nga Lucia Sali) /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.