BRUKSEL – Avramopulos: Të mos lejojmë që Evropa t’i kthehet të kaluarës së errët

72

BRUKSEL, 30 gusht /ATSH-ANSA/ – Nuk duhet të lejojmë që Evropa t’i kthehet së kaluarës së saj të errët duke nënvlerësuar faktin që tiranitë dhe totalitarizmi mund të rishfaqen,  është paralajmërimi i lëshuar nga komisioneri i BE-së për Migracionin, Dimitris Avramopulos, gjatë një fjalimi në një takim të federalistëve të rinj europianë.

“Nuk ka patur kurrë një moment si ky tani, që të kemi patur më shumë nevojën e BE-së “, tha komisioneri, i cili brenda dy javëve do të paraqesë mjete të tjera operacionale për t’iu përgjigjur më së miri sfidave të migrimit dhe sigurisë si edhe rregulla më efikase mbi riatdhesimin dhe standardet europiane për heqjen e përmbajtjeve të propagandës terroriste nga interneti.

“BE nuk do të rrijë duarkryq. Të paktën 11 sulme xhihadiste u penguan vitin e kaluar përmes bashkëpunimi dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet shteteve anëtare dhe Europolit’’, theksoi Avramopulos./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.