KOMENT – Zvogëlohet kufiri mes njeriut dhe makinës

BERLIN, 29 gusht /ATSH-AFP/ – E padukshme, por e gjithëpranishme, inteligjenca artificiale transformohet këtë vit në IFA, takimi i madh europian i elektronikës që fillon të premten në Berlin, pajisjet tona të përditshme në shoqërues që mendojnë, marrin komanda dhe flasin.

Kjo vitrinë e inovacioneve teknologjike, do të vendosë theksin këtë vit në pajisjet që operojnë në rrjet, në programet e fuqishme të integruar në smartfonë dhe kompjutera, në televizionet gjigante dhe në ”bizhutë” që kujdesen për shëndetin tonë.

Prodhuesi korean, LG pritet të prezantojë “CLOi SuitBot”, një skelet artificial i robotizuar i ideuar për t’i dhënë më shumë forcë këmbëve të përdoruesit.

Më shumë i fokusuar tek publiku i gjerë se sa konkurrenti i tij në Las Vegas (CES) që zhvillohet në janar, IFA do të paraqesë edhe produkte të konsumit të gjerë, që shkojnë nga televizorët gjithnjë e më të mëdhenj tek kufjet audio të lidhura me “bluethooth”.

Pajisjet shtëpiake të lidhura në internet do të sjellin paqe në mjediset e shtëpisë duke ndryshuar vetë tabletat e kafesë, detergjentin e lavatriçes apo filtrat e aspiratorit.

Ndonëse zakonisht, prodhuesit e mëdhenj të smartfonëve si “Apple”, “Samsung” dhe “Huawei” mungojnë në Berlin, pritet që vendin e tyre këtë herë ta zënë aplikimet e realitetit virtual, që janë ende ekzotike për opinionin publik.

Kjo teknologji, që ende nuk po arrin të bindë, mundëson mbivendosjen në realitet të elementeve (tinguj, imazhe 2D, 3D, video) të përllogaritura nga një sistem informatik në kohë reale, sikurse ndodh, për shembull, me filtrat e fotove në “Instagram”.

Në përfundim, nuk do të mungojnë edhe pajisjet më të fundit në lidhje me lëvizshmërinë urbane, duke kaluar nga monoçikletat me motor, tek patinat dhe overboard-ët./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.