Shëngjin, Biznesmeni: Periudhën e dimrit do ta kthejmë hotelin në shkollë kualifikimi

TIRANË, 29 gusht/ATSH – I. Vata/ – Përfaqësuesit e biznesit në Shëngjin në takim me Kryeministrin Edi Rama theksuan nevojën për punonjës të kualifikuar, pasi është një nga problemet e mëdha për turizmin.

Një përfaqësues biznesi, tha se vende pune të lira ka ende për biznesin e turizmit dhe aktualisht më duhen dhe 50 punonjës, por nuk ka punonjës të kualifikuar.

“Kemi ndjekur të gjithë procedurën, pra kemi dalë në tregun e punës, kemi bërë shpalljet, ankandet e punës dhe kjo ka qenë vështirësia kryesore. Ne kemi nisur tre muaj para sezonit për të trajnuar punonjësit dhe paguar me pagë të plotë”, – tha përfaqësuesi i një biznesi.

Më tej ai shtoi se “sot thuhet gjithandej se në Shqipëri nuk ka punë, por e them absolutisht se papunësia është zero. Unë sot kam mbi 50 vende pune, të cilat fillojnë me jo më pak se 60 mijë lekë të reja dhe është vështirë të gjesh punonjës të kualifikuar”.

Përfaqsuesi i biznesit theksoi në fund se “periudhën e dimrit do ta kthejmë hotelin në një shkollë kualifikimi për punonjësit dhe ju bëj thirrje për aplikim”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.