Sezoni veror, asnjë subjekt nuk shkarkoi ujërat e zeza në det

TIRANË, 29 gusht/ATSH – Megi Zonja/ – Asnjë subjekt nuk është toleruar gjatë këtij sezoni veror për shkarkimin e ujërave të zeza në det.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjatë takimit me investitorë në qytetin e Lezhës theksoi se këtë sezon u punua për realizimin e disa objektivave, si mosderdhja e ujërave të zeza, ndalimin e ndotjes akustike, etj.

“Këtë sezon u punua për realizimin e disa objektivave, ku u zbatuan disa rregulla në të mirë të komunitetit. Disa nga këto janë, mosderdhja e ujërave të zeza në det nga gjithë sistemi i hotelerisë; zhurmat dhe oraret e ndotjes akustike, ku asnjë subjekt nuk është toleruar për moszbatimin e saj. Disa bashki kanë hartuar për herë të parë harta, për caktimin e disa zonave ku do të lejohet muzika edhe në orët e vona të natës, dalë nga vendimi i Këshillit të Ministrave; shërbim të specializuar nga sistemi i shëndetësisë u erdhi në ndihmë pushuesve. Harta e mbrojtjes së sigurimit të jetës së qytetarëve nga mjetet lundruese në gjithë territorin. Ministri Klosi u shpreh se “nuk kemi patur asnjë aksident”.

Mikpritja si dhe organizimi i aktiviteteve të ndryshme e bënë këtë sezon më atraktiv për pushuesit vendas dhe të huaj. Në fjalën e tij ministri theksoj se turizmi duhet parë si një industri për të cilën duhet punuar dhe vazhduar edhe gjatë gjithë vitit në vazhdim, për të patur një vit tjetër të suksesshëm.

Pritshmëritë tona shkojnë, që deri në vitin 2021 Shqipëria të jetë vizituar nga 10 milionë turistë të huaj. Klosi falënderoi për mbështetjen Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për mbështetjen, administratën publike, si dhe Prefektët. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.